Një ditë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe protestave që u shoqëruan atë, kryeministri Rama ka postuar projekt-idenë për teatrin e ri kombëtar, e konceptuar nga arkitekti danez, Bjarke Ingels.
Nëpërmjet këtij postimi, Rama ka zgjedhur t’u përgjigjet edhe kritikave duke theksuar se ashtu si me vepra të tjera publike edhe Teatri i Ri, nesër do të ketë pëlqimin e të gjithëve, qoftë të të shumtëve që kërkojnë sot dhe qoftë të të paktëve që sot nuk shohin më larg se dje.
“Përvoja na mësoi se ashtu si me vepra të tjera publike, të përbaltura e masakruara pa nisur akoma puna, nga të njëjtët ngatërrestarë profesionistë, edhe për këtë projekt të vonuar me dhjetëra e dhjetëra vite, do të flasë vetë vepra e përfunduar, e cila do t’i japë komunitetit teatror skenën dinjitoze kombëtare që nuk e pati kurrë; publikut shqiptar Teatrin Kombëtar që nuk u ndërtua kurrë; Tiranës e Shqipërisë së gjeneratave të tjera, një tjetër destinacion kulturor të përmasave evropiane në çdo aspekt”, shkruan kryeministri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




