Policia Bashkiake e Tiranës ka rrethuar këtë pasdite Teatrin Kombëtar, i cili ka kaluar zyrtarisht në pronësi të Bashkisë së Tiranës.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ndërsa ka hasur në rezistencë të artistëve, të cilët janë në mbrojtje të godinës aktuale të teatrit.
Mësohet se policia ka ngjitur vendimin e qeverisë te dera e Teatrit Kombëtar, ndërsa iu ka kërkuar artistëve të lirojnë godinën.
Regjisori Edmond Budina është shprehur se aty është shtëpia e artistëve dhe ata do të vijojnë ta mbrojnë godinën.
Ndër të tjera, ai i ka bërë thirrje kryebashkiakut Veliaj që të mos guxojë të afrohet te teatri për ta shembur.
“Të heqin dorë urgjentisht, pasi kjo do çojë në përplasje mes qytetarëve të Shqipërisë dhe politikës. Ata kanë ushtruar dhunë ndaj nesh, na kanë tërhqur zvarrë, por ne nuk do t’i lëmë këta padronë. Ky kryebashkiak nuk ka asnjë të drejtë të vijë, aq më tepër në këtë kohë pandemie, hajdutçe dhe të zaptojë Teatrin Kombëtar. Le ta provojnë e të vijnë këtu. Ai s’e ka idenë çfarë është teatri”, është shprehur ndër të tjera Budina.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




