Ministria britanike e Mbrojtjes është duke u dhënë një spraj mushkonjash ushtarëve në vijën e parë të betejës me Covid-19 për t’u mbrojtur, duke thënë se mund të neutralizojë koronavirusin.
Sekretari britanik për Mbrojtjen Ben Wallace tha se një sprajt me bazë Citriodiol i është dhënë personelit, pasi mjekët britaninë siguruan se nuk ishte i dëmshëm.
“Sprajti me bazë Citriodiol formon një pengesë në lëkurë që siguron një barrierë kundër koronavirusit”, tha ai.
Nuk është e mundur të konfirmohet numri i personelit të Forcave të Armatosura Britanike që kanë përdorur produktin, por qeveria britanike ka siguruar furnizime me spraj për secilën nga 10 Komandat e Përbashkët Ushtarake, të cilave u është deleguar autoriteti për të siguruar personelin e tyre kudo që të kërkohet.
Pas konsultimeve me ekspertë, përfshirë konsulentët e sëmundjes infektive, këshilltarët e patologjisë dhe ekspertët e shëndetit publik, Kirurgu i Përgjithshëm Britanik këshilloi që Citriodiol nuk ishte i dëmshëm dhe duhet të përdoret mbi punonjësit që janë në vijën e parë të betejës me Covid-19.
Mediat britanike shkruajnë se ky spraj pritet të përdoret edhe tek mjekët.
Citriodiol ka rezultuar edhe më parë i efektshëm në vrasjen e koronavirusëve të tjerë, përfshirë SARS-in, duke shkatërruar shtresën që rrethon virusin.
Kimikati është rezistent ndaj avullimit dhe, nëse provohej se ishte efektiv kundër virusit, mund të ofronte mbrojtje për disa orë. Larja e rregullt e duarve me sapun dhe anti-viruset ekzistuese e vrasin virusin por nuk sigurojnë këtë mbrojtje afatgjatë.
Ky spraj iu dha disa ushtarëve si pjesë e masave të zgjeruara për të ndaluar përhapjen e COVID-19, muajin e kaluar.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se Citriodiol dihet se ka veti anti-virale dhe është përdorur si një pengesë kundër virusit SARS 1. /Burimi: DailyMail. Përshtati në shqip Gazeta "Si"
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.