Ministri Arben Ahmetaj ka bërë me dije se do të ketë një paketë të tretë ekonomiko-financiare për ti shpëtuar krizës të shkaktuar nga pandemia Covid-19, por ajo do të jetë paketë e rimëkëmbjes dhe nuk do të ketë të bëjë me subvecionime apo me mbështetje financiare.
Arben Ahmetaj, është shprehur se kjo paketë do të jetë e ndryshme tipologjikisht nga dy paketat e para të aplikuara në vend.
“Paketa e tretë është e rimëkëmbjes ekonomike, me injektim në sektor. Investime publike dhe private, me kujdes të shtuar në shtyllën sociale, por nuk do të ketë paketa të tipologjisë 1 dhe 2 . Po diskutohet instrumenti i tretë i garancisë për të ndihmuar prodhimin dhe turizimin. Kjo paketë parashikohet diku në fund të muajit Qershor dhe është një plan ekonomik afatmesëm me objektiva deri në 2025”- bëri me dije ministri Ahmetaj.
Teksa u bëri thirrje përfituesëve të paketës së dytë mbështetëse që të aplikojnë sepse ka ende kohë dhe të gjitha instrumentat e bëra publike do të ezaurohen si shuma në dispozicion për paketat financiare mbështetëse, po ashtu edhe garancia sovrane për biznesin.
Ministri Ahmetaj bëri me dije se qeveria ka diskutuar dhe po diskuton me bankat për bizneset në vështirësi që të ketë një ristrukturim të mëtejshëm të kredive deri në një vit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




