Bullgaria nuk është një nga vendet më të prekua nga pandemia e koronavirusit, përkundrazi, në bazë të numrit të popullisë, (7 milionë) është prekur më pak se Shqipëria, por testet serioplogjike kanë zbuluar se shumica e qytetarëve kanë fituar tanimë imunitet.
Autoritetet bullgare janë duke fshehur rezultatet e testeve serologjike, të cilat sugjerojnë se një pjesë e madhe e popullsisë ka fituar tashmë imunitet ndaj COVID-19.
Një investigim i gazetës europiane “Euractiv” ka zbuluar se edhe qeveria bullgare ka mbetur e tronditur nga shkalla e infeksionit në vendin ballkanik. Ai hedh dritë mbi shkeljet e rregullave të BE për fshehjen e rezultateve të testet e bëra nga autoritetet publike. Gjithashtu, është zbuluar se Bansko, një vendpushim skish ku ishte dyshuar nga autoritetet bullgare se kishte një përqendrim të lartë i rasteve të COVID dhe ishte një bllokadë e plotë për dy javë, nuk ishte një qendër infeksioni.
Në këtë zonë, qeveria po kryen testim masiv, pa njoftuar qytetarët për rezultatin. Poe kryetari i bashkisë së Banskos u informua për rezultatet e atyre që kishin testuar pozitivisht dhe madje të gjithë tamponët ishin fotografuar. Por intervistat pasuese me personelin mjekësor zbuluan se kjo ishte zona më e paprekur dhe se më shumë se gjysma e të testuarve në të gjithë vendin kishin fituar imunitet.

Prof. Atanas Mangurov, drejtuesi i repartit të fëmijëve në Spitalin e Sëmundjeve Infektive, tha se nga testsimet u zbulua se rreth 560,000 njerëz në Bullgari tashmë e kanë kaluar koronavirusin dhe kanë fituar imunitet. Duke llogarituar përqindjen e të testuarëve me popullatën, ai thotë se më shumë se gjysma e popullatës janë imunë. Nëse do ta kishim ditur këtë gjë sa më shpejt, do të ishin marrë lloje të tjera vendimesh”, tha Mangurov, i cili favorizon “modelin suedez” të trajtimit të pandemisë së koronavirusit.
Bullgaria ka numrin më të ulët të rasteve të COVID-19 dhe vdekjeve në BE, e pasuar nga Sllovakia. Ajo ka 1600 raste dhe 78 viktima. Mangurov nuk beson se këto rezultate janë për shkak të masave të izolimit dhe thekson se në vendet ku vdekshmëria ka qenë e lartë, jetëgjatësia është shumë më e lartë se në Bullgari.
Kryetari i Komisionit kombëtar për mbrojtjen e të dhënave personale Ventsislav Karadjov pranoi shkeljen e rëndë të qeverisë, duke thënë se qytetarët ishin testuar por askush nuk i kishte informuar për rezultatet e testeve të tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




