Morali i investitorëve të eurozonës është përmirësuar lehtazi në maj por vlerësimi mbi konditat aktuale ekonomike ka shënuar pikën më të ulët teksa blloku përballet me një sfidë të paprecedentë nga kriza e koronavirusit, sipas një survejimi të shfaqur sot nga kompania Sentix.
Indeksi Sentiks (Sentix’s Index i cili tregon moralin e pritshmëritë e investitorëve gjatë muajit të ardhshëm) i eurozonës është ngritur pakëz në -41.8 për këtë muaj nga -42.9 që ishte muajin e kaluar. Ndërsa indeksi i situatës aktuale (current situation index ose ndryshe present situation index i cili mat e tregon ndjesinë e konsumatorëve përsa i përket situatës e konditave ekonomike aktuale) ka pësuar rënie për të katërtin muaj rradhazi duke shënuar një nivel rekord të ulët në -73 nga -66 që ishte në prill
“Ekonomia e eurozonës ka pësuar një goditje marramëndëse gjatë javëve të fundit”, shprehet drejtuesi manaxherial i Sentix Manfred Huebner.
Indeksi i pritshmërive (expectations index i cili tregon vlerësimin e këndvështrimin që kanë familjet europiane ndaj konditave ekonomike gjatë gjashtë muajve të ardhshëm) u rrit në -3 nga -15.8 që ishte muajin e kaluar. Kështu zoti Huebner, nga ky vlerësim, shprehet se investitorët besojnë se ka dritë në fund të tunelit.
“Vendet si Gjermania dhe Austria janë në një pozitë ku mund t’i heqin gradualisht masat e drastike të ndërmarra”, shton ai.
Gjermania ka qënë nën izolim për javë të tëra, me kompanitë që kanë mbyllur godinat e tyre dhe i kanë kaluar punonjësit me orare të shkurtuara si dhe duke i mbrojtur njëkohësisht këta të fundit falë skemës qeveritare “kurzarbeit” që synon evitimin e pushimeve masive nga puna. Por javën e kaluar dyqanet e vogla janë rihapur dhe kështu do të veprohet me shumë biznese të tjerë.
Në Gjermani indeksi i situatës aktuale gjithashtu ka rënë në një nivel të ulët historik ndërsa indeksi i pritshmërive është përmirësuar lehtazi.
Zoti Huebner shprehet për reuters se “ka një rrezik që tendencat e mosfunksionimit të ekonomisë me efiçencën e saj të dikurshme (në terminologjinë angleze recessionary tendencies) të zgjaten në kohë përsa kohë që rimëkëmbja ekonomike do të jetë e avashtë”
Sentix e cila ka marrë në sondazh 1,213 investitorë midis 30 prillit dhe 2 majit shprehet se ka shenja që ekonomia e Kinës, aty ku dhe ka nisur shpërthimi i koronavirusit, po nis të marrë veten.
Burimi: Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje