Ngjarje

Europa po bashkohet për të financuar vaksinën kundër Covid-19

Udhëheqësit evropianë kanë premtuar mbështetje për një plan për fondin 7.5 bilion euro për të gjetur një vaksinë kundër koronavirusit të ri.
Kjo nismë u drejtua nga Brukseli dhe u përcaktua nga Presidenti i Komisionit Europian Ursula von der Leyen të premten e kaluar.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson do t’i nxisë vendet “të nxiten” për të përmbushur “përpjekjen më të rëndësishme të përbashkët të jetës sonë”.
Z. Johnson, i cili kaloi tre net në kujdes intensiv me Covid-19, gjithashtu premtoi se do të vendosi një fond prej 338 milion paund për kërkime, testime dhe trajtimin e vaksinës.
Konferenca do të mbahet nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Norvegjia, Arabia Saudite dhe Komisioni Evropian. Zyrtarët janë shprehur se vetëm vaksina mund ta kthejë jetën e njerëzve në normalitet.
Kryeministri italian Giuseppe Conte, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel janë gjithashtu midis atyre që kanë ndërmarrë këtë iniciativë.
Në letrën e hapur të botuar në gazetat e fundjavës, drejtuesit thanë që fondet e mbledhura do të fillojnë një bashkëpunim të paparë global midis shkencëtarëve dhe rregullatorëve, industrisë dhe qeverive, organizatave ndërkombëtare, fondacioneve dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor.
“Nëse ne mund të zhvillojmë një vaksinë që prodhohet nga bota, për të gjithë botën, kjo do të jetë një e mirë publike unike globale e Shekullit 21”, shkruhej më tej në letër.
Në të njëjtën kohë, nënshkruesit i dhanë mbështetjen e tyre Organizatës Botërore të Shëndetit përballë kritikave amerikane për trajtimin e saj të shpërthimit.
Ndërkohë, dhjetëra projekte kërkimorë po përpiqen të gjejnë një vaksinë në të gjithë botën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë