Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri tha se qëndron përkrah gazetarëve shqiptarë në përmbushjen e misionit kritik të medias në çdo vend demokratik e në çdo kohë, veçanërisht në kohë krize si kjo e pandemisë Covid-19.
“Ne i mbështesim gazetarët në përpjekjet e tyre për kontrata pune të mirëfillta, për më shumë qasje në informacion, për liri shprehjeje dhe për më shumë profesionalizëm. Me këtë rast, përsëritim edhe rekomandimet e OSBE-së që gazetarët të lejohen në veprimtari publike, veçanërisht gjatë fushatave zgjedhore; që pronësia e medias të mos jetë e përqendruar; dhe që shpifja të hiqet plotësisht nga Kodi Penal. Ne nxitim vetërregullimin e medias si një alternativë më e mirë krahasuar me rregullimin nga ana e qeverisë”, thuhet në një deklaratë të Zyrës së OSBE-së në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




