Sociale

Manastirliu: Edhe 1 mjeke e 2 infermiere fituan betejën ndaj Covid-19

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë se 1 mjeke dhe 2 infermiere janë shëruar nga COVID-19, pas testit konfirmues.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ministrja thotë se gati 90% e stafit mjekësor i prekur nga COVID-19 janë tashmë plotësosht të shëruar.

Në total deri tani janë shëruar 53 personel shëndetësor.

“Më gëzon pa masë lajmi se gati 90% e stafit mjekësor i prekur nga COVID19 është plotësosht i shëruar nga ky armik i rrezikshëm.

1 mjeke dhe 2 infermiere janë shëruar nga COVID-19, mes 9 të shëruarve të 24 orëve të fundit “, shkruan ministrja në postimin e saj.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/photos/a.176090302847028/940508713071846/?type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë