Ndërkohë që Shqipëria është ende në gjendje të vështirë për shkak të kronavirusit të ri, një tjetër problem që kërkon zgjidhje të menjëhershme është e zhvillimi i mësimit.
Në një njoftim të fundit të Fakultetit të gjuhëve të Huaja thuhet se studentët që duan të japin provimet online do të mund t’i japin ato në sezonin e verës, pra në Qershor-Korrik.
“Ata qe nuk janë të gatshëm do të kenë në shtator një sezon apostafat para sezonit normal të vjeshtës. Kjo është mënyra me e mirë për t’i shërbyer studenteve që duan të përfundojnë. JU ZGJIDHNI !
Po sikur të vendos qeveria shqiptare për kthim në auditore që nesër, ne jemi të gatshëm!,” shkruhet në faqen zyrtare të Fakultetit të Gjuheve të Huaja.
Në një nga komunikimet e vazhdueshme nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, kryeministri Rama është shprehur se kjo javë do të përcaktojë edhe vendimin për hapjen e institucioneve arsimore.
Në videon-live në profilin e tij në Facebook, Rama tha se vendimi për hapjen e shkollave do të merret me 4 maj.
“Javën e ardhshme do rrisim orarin për daljen në pazare dhe hapjen e taksive. Ndërsa, për shkollat do merret vendimi më 4 maj, se ç’do të ndodhë. Shikoni Suedinë, vetëm Danimarka ka marrë përsipër të hapë shkollat dhe nën masa të rrepta,” tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




