Izraeli ka nisur sot një provë zyrtare klinike për shërimin e të prekurve nga koronavirus me kanabis. Një studim i ri në Spitalin e Tel Avivit është duke shqyrtuar ndikimin e kanabisit tek pacientët Covid-19.
Studimi i ri po heton nëse një prej medikamenteve me kanabis, kanabidiol, mund të ngadalësojë procesin inflamator që çon në përkeqësimin e pacientëve me koronavirus dhe të lehtësojë simptomat e sëmundjes.
Studimi është duke u zhvilluar në bashkëpunim me një sërë ekspertësh izraelitë dhe pritet të përfshijnë dhjetëra pacientë me sëmundje mesatare.
Dr Barak Cohen, një anesteziolog dhe drejtues i task forcës së qëverisë izraelite në luftën me koronavirusin, theksoi se “kanabisi është një qasje e re për trajtimin e disa prej simptomave, duke përdorur një komponent të bimës që konsiderohet e sigurt dhe nuk sjell varësi tek pacientët. Studimi është iniciuar nga qeveria dhe aktualisht nuk ka lidhje me asnjë kompani.
Kanabidiol (CBD), e cila përmban 40% të ekstraktit të bimës, është hulumtuar për trajtimin e ankthit, çrregullimeve të lëvizjes dhe dhimbjes.
Ajo u miratua nga Administrata Amerikane e Ilaçeve në vitin 2018 për trajtimin e çrregullimeve të epilepsisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




