Sociale

Boris Johnson rikthehet në detyrë: Rreziku maksimal!

Pasi fitoi betejën me koronavirusin, kryeministri Boris Johnson u rikthye sot në krye të detyrës, duke i kërkuar britanikëve të jenë më të kujdesshëm se kurrë.

Në një deklaratë në Downing Street, Kryeministri siguroi vendin që ai është përsëri në krye, dy javë pasi ishte rikuperuar nga Covid-19. Johnson falënderoi të gjithë ata që nuk e kishin braktisur vendin në mungesë të tij. Ai citoi fjalimin e famshëm të ish-kryeministrit Churchill për ‘fundin e fillimit’ duke thënë se ka ‘shenja’ që Mbretëria e Bashkuar po bën ‘përparimin’ në betejën kundër të keqes.

Por ai paralajmëroi se ishte gjithashtu moment momenti i rrezikut maksimal. “Tani kemi filluar të kthejmë valën,” tha ai. “Unë kërkoj që t’ju përmbaheni rregullave sepse besoj se tani po arrijmë në fund të fazës së parë të këtij konflikti.”

Johnson tha që sapo sëmundja të vihej nën kontroll, numri i të infektuarve mund të rritet sërish.

Në paraqitjen e tij të parë publike që kur ishte shtruar në spital, Johnson tha që ishte ‘larguar nga tavolina e punës më shumë nga sa do t’i pëlqente’.

Duke iu drejtuar kombit ai tha: ‘Edhe një herë dua t’ju falënderoj njerëzit e këtij vendi për qendrimin e lartëqë keni treguar dhe po vazhdoni të tregoni.

“E di se cdo ditë ky virus sjell trishtim të ri dhe zi për familjet në të gjithë vendin”, u shpreh Johson. ‘Ende është e vërtetë që kjo është sfida e vetme më e madhe me të cilën është përballur ky vend që nga lufta dhe unë kam ndërmend të minimizoj problemet e vazhdueshme me të cilat përballemi. E megjithatë është gjithashtu e vërtetë që kemi më pak të shtruar në spital. Ka shenja të vërteta tani që po e kalojmë pikun”, tha ai. “Dhe falë durimit tuaj, sensit tuaj të mirë altruizmi, shpirti juaj i komunitetit, falë vendosmërisë sonë kolektive kombëtare, ne jemi në prag të arritjes së këtij misioni që Shërbimi ynë Shëndetësor Kombëtar të mos mbingarkohet.”

Duke u bazuar në betejën e tij me Covid-19 dhe betejës në kujdesin intensiv, kryeministri britanik tha: “Nëse ky virus do të ishte një sulmues fizik, një sulmues i padukshëm, dhe mund t’ju them nga përvoja personale, se ky është momenti kur kemi filluar ta mposhtim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë