Nga përditësimi i të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 raste të reja, duke e çuar në 726 numrin total të personave të prekur nga Covid-19 në Shqipëri.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 264 persona të dyshuar me COVID-19.
Vijon hetimi epidemiologjik nga ku rezulton se në Krujë janë zbuluar 9 raste të reja, 4 raste pozitive janë në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së dwnimit dhe 1 rast i ri është në Shkodër.
Deri në këto momente janë testuar 7279 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 726 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 7 pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 410.
Aktualisht në vendin tonë 288 janë persona aktivë me Covid-19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Krujë, Tiranë, Shkodër. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
| Bashkia | Të prekur | Të shëruar |
| Tiranë | 293 | 183 |
| Shkodër | 104 | 55 |
| Krujë | 92 | 7 |
| Durrës | 42 | 36 |
| Fier | 37 | 27 |
| Kurbin | 31 | |
| Korçë | 19 | 18 |
| Elbasan | 18 | 15 |
| Kukës | 18 | 10 |
| Lezhë | 14 | 14 |
| Has | 14 | 12 |
| Kavajë | 9 | 8 |
| Lushnje | 7 | 4 |
| Vlorë | 5 | 4 |
| Pukë | 5 | 4 |
| Mirditë | 5 | 3 |
| Rrogozhinë | 4 | 4 |
| Tropojë | 4 | 4 |
| Berat | 3 | 2 |
| Mallakastër | 1 | |
| Mat | 1 |
Më herët gjatë ditës, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka ndërruar jetë një pacient 60-vjeçar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, i konfirmuar me Covid-19.
60-vjeçari R.K nga Tirana ishte i shtruar në reanimacion prej dy javësh në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Pacienti vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (Diabet Melitus, Kardiopatia Hipertensive, Nefropatia Diabetike, Obezitet).
Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, 60-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Deri tani 28 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19, pavarësisht punës së madhe të stafeve mjekësore të spitaleve COVID.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura si e vetmja armë që kemi në dorë për të frenuar përhapjen e infeksionit.
Në kushtet e lehtësimit të disa masave është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




