Përmeti ishte përfshirë në hartën jeshile të kryeministrit si një nga qytet e paprekura nga koronavirusi dhe që do të kenë liri dalje më të mëdha se zonat e tjera të vendit. Por pikërisht një ditë pas këtij lajmi Ministria e Shëndetësisë njoftoi zyrtarisht se në qytetin e vogël të Jugut u zbulua një rast me infeksion.
Nuk është përmetar dhe as jeton në këtë qytet. Është një emigrant i kthyer nga Greqia. Mjeku Pëllumb Pipero i tregoi Gazetës “Si” se emigranti i infektuar është i karantinuar në një hotel të qytetit. Ndoshta ky fakt do ta “mëshiroj” Përmetin nga sulmi i virusit. Emigranti kishte 5 ditë më parë në Shqipëri nga Kakavija, është 50 vjeç dhe ka lindur në Fier.“Kjo gjë mund të ndodhë, ndaj dhe karantinimi në hotele nëkëtë fazë mendoj se është i justifikuar!” shprehet Piperio.
Mirëpo ndonëse në Përmet situata mund të jetë më shpresëdhënëse përtej faktit se ka vetëm një të infektuar por të izoluar, në Shqipëri dita e sotme nuk ishte e lehtë. Patëm plotë 34 raste të reja, që befasoi je vetëm pse ishte më e lartë por se pse pritej që trendi i të infektuarve të ishte më i ulët.

Pipero deklaron më tej për Gazetën “Si” se shumica e rasteve sot janë asimptomatikë dhe nga rastet e konfirmuara vetëm 3 janë shtruar në spital.
“Për mua tregues i rëndësishëm i ecurisë së epidemisë në vendin tonë në këtë fazë janë rastet e shtruara në spital, jo ato që konfirmohen pozitiv. Në këtë aspekt ecuria është e qëndrueshme dhe me trend ulës. Nuk behet fjale për rikthim. Natyrisht vatrat duhen analizuar dhe nxjerrë detyra! ,” është shprehur më tej Pipero.
Por në një këndvështrim tjetër epidemiologu Ethem Ruka shprehet se nëse vazhdohet kështu në ditët në vijim situata mund të përkeqësohet.
Në një postim në rrjetin social “Facebook” epidemiologu shkruan :
“Përqindja e të infektuarve u rit me 2%, ndërsa ajo e të shëruarve u pakësua me 2%. Kjo situate kërkon një analize të veçantë dhe masa shume energjike. Nëse vazhdohet kështu ajo qe na pret nuk do te jete asgjë në raport me ditët e javët që kemi kaluar,” shkruan Ruka.
Sipas Genta Qirijako nga Instituti i Shëndetit Publik sot në Shqipëri harta e të prekurve është zgjeruar me 6 persona në Kukës, që ishin kontakte me rastin e zbuluar dje, 4 raste në Tiranë që u zbuluan nga hetimin epidemiologjik që është kryer në institucionin e vuajtjes së dënimit, 2 raste ne Kurbin, 1 rast në Lushnjë dhe 1 rast në Berat.
Përmetin e shpëtoi deri diku vendimi që emigrantët e riatdhesuar gjatë kohës së karantnës të izoloheshin në hotel, por në zonat e tjera karantina nuk po përformon më shumë. Fuqia e saj për të ulur numrat e të prekurve nga COVID-19 sot tregoi se nuk është e mjaftueshme. Këtë siç duket e kanë të qartë edhe autoritet kur thanë sot se “spitalet COVID do të qëndrojnë të tilla edhe pas lehtësimit të masave dhe Ministria e Shëndetësisë, po ndërmerr masa për zgjerimin e kapaciteteve spitalore.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.






