Një prej kryeinfermiereve të Pediatrisë së Përgjithshme në QSUT ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Dyshohet se kryeinfermierja është infektuar gjatë ceremonisë së varrimit të gjyshit të saj në Burrel.
Pavarësisht se nuk lejohej lëvizja apo marrja pjesë në ceremoni varrimi, kryeinfermierja ka shkuar në Burrel.
Stafi tjetër i pediatrisë është thirrur sot në orën 10.00 për të bërë tamponin. Dyshohet se në Burrel mund të ketë një tjetër vatër infeksioni, prandaj po gjurmohen të gjitha kontaktet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




