Sociale

29 raste të reja, shumica në burgun e Tiranës, mes tyre dhe 1 personel mjekësor

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me Covid-19 29 raste të reja në vendin tonë, nga të cilët 13 janë në Tiranë dhe i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit. Rovena Daja nga ISHP bën me dije se ndër të prekurit është edhe një personel shëndetësor. Mjekja shtoi se gjatë 24 orëve janë shëruar 29 pacientë të tjerë dhe  të gjithë pacientët nga zonat si Berati, Lezha, Mirdita, Rogozhina dhe Tropoja janë shëruar.

“Aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 26 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavijon. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër,” shprehet mjekja.

 Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive vijon:

 – Tiranë 276 raste

– Durrës 42 raste

– Lushnjë 6 raste

 – Elbasan 18 raste

 – Fier 36 raste

– Kavajë 9 raste

 – Rrogozhinë 4 raste

 – Korçë 19 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 102 raste

– Lezhë 14 raste

 – Berat 2 raste

 – Has 13 raste

 – Krujë 65 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 5 raste

 – Mirditë 3 raste

– Kukës 11 rast

-Mallakastër 1 raste

– Kurbin 28 raste

Mjekja shprehet se pavarësisht luhatjeve të shifrave ditore situata është e kontrolluar dhe tregues për këtë gjë, janë numri i personave të shtruar në spital.  Daja bëri me dije se në kushtet e lehtësimit të masave, situata duhet vazhdojë të jetë e kontrolluar dhe qytetarët duhet të respektojnë masat me rigorozitet.

“Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40,” deklaroi më tej mjekja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë