Pavarësisht tendencës pozitive të kurbës, në Itali numri i viktimave mbetet i lartë. Vendi është i dyti në listën me më shumë humbje jete nga koronavirusi në botë.
Lombardia, rajoni më i goditur, ka shënuar numrin më të lartë të viktimave, numër që kalon 5 herë më shumë atë të viktimave të shkaktuara nga Lufta e Dytë Botërore
“Midis 11 qershorit 1940 dhe 1 majit 1945 në Milano 2.000 civilë vdiqën në bombat e Luftës së Dytë Botërore, në 5 vjet; në dy muaj në Lombardi 11 855 persona vdiqën nga koronavirusi, 5 herë më shumë:, thotë komisioneri i urgjencës në Itali, Domenico Arcuri. Një referencë e bujshme numerike. Përveç solidaritetit që i detyrohemi Lombardisë dhe ndërgjegjësimin për seriozitetin e urgjencës në ato vende, duhet të dimë gjithashtu se po përjetojmë një tragjedi të madhe, ende nuk e kemi mposhtur”.
Domenico Arcuri tha gjithashtu se pa garantuar shëndetit, rimëkëmbja ekonomike do të sihte shumë e gjatë. Faza 2 tha si duhet të bazohet fillimisht te garantimi i sigurisë shëndetësore
Në 24 orët e fundit në Itali kanë ndërruar jetë 575 persona duke e çuar në 22.745 numrin total të vdekjeve. Ndërkohë të shëruarit janë 42.727 2.563 më shumë se një ditë më parë.
Edhe pse në pjesën veriorë të Italisë numri i të infektuarve me koronavirus rritet çdo ditë sidomos në Lombardi në pjesën qendrore dhe jugore të shtetit fqinj shifrat janë shumë më të ulëta.
Në 13 rajone dhe provinca në vend ka një ulje të rasteve me vdekje, madje në dy rajone nuk ka asnjë person që ka ndërruar jetë”- ka thënë Franco Locatelli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




