Sot ka ndërruar jetë edhe pacienti i dhjetë me koronavirus në Klinikën Infektive në QKUK të Prishtinës. Lajmin e ka bërë të ditur Klinika Infektive, ndërsa ka treguar se viktima është një 73-vjeçare nga Komuna e Pejës.
“Klinika Infektive njofton se pacientja M.B., e lindur më 1947-n, nga komuna e Pejës, e cila ishte e hospitalizuar në Klinikën Infektive në Departamentin e Mjekimit Infektiv, e diagnostikuar me Covid-19 dhe e cila është trajtuar nga data 25 mars deri më 16 prill 2020, ka ndërruar sot jetë në këtë Klinikë”, thuhet në njoftim. Sipas njoftimit, pa cientja ka pasur edhe sëmundje shoqëruese.
Kjo është vdekja e dhjetë e shënuar në Kosovë e pacientëve me Covid-19, krahas problemeve të tjera shëndetësore që kishin. /Zëri
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




