Në një video mesazh shefja e shërbimit të Infektivit Najada Çomo, ka shprehur se është ulur numri i personave të shtruar, por ajo thekson se në spital ka pacientë të rënduar dhe e bën optimiste shifra e ulur dhe numri i personave të shëruar të dalë nga Shërbimi Infektiv.
Mjekja deklaron se ka dy elemente të rëndësishëm. Fillimisht mjekimi që i është ofruar pacientëve është një mjekim bashkëkohor dhe me të gjitha standardet në vendet e Europës. Mjekja shpjegon se ky mjekim i është ofruar të gjithë pacientëve.
Çomo shprehet se qytetarët duhet të vazhdojnë të ruajnë masat, duke qëndruar të izoluar sepse sëmundja ka vështirësi të jashtëzakonshme dhe pabesi po ashtu.
“Sëmundja është shumë tinëzare në moment që prek pacientin, kështu që arma e vetme që ke është të mbrohesh dhe arma që kemi ne është të mjekojmë pacientët që shtrohen, pranë shërbimit tonë, duke ofruar ndihmë maksimale, duke filluar nga sanitarë, infermierë, reanimator, pra gjithçka ka qenë në shërbim të këtyre pacientëve,” theksoi Çomo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




