Ekonomi

Fed do të financojë kreditë për të shpëtuar rrogat e bizneseve të vogla

Rezerva federale tha të hënën se do të krijojë një program të ri për të financuar kreditë e bankave dhe institucioneve të tjera kredidhënësve si pjesë e një programi emergjence për të ndihmuar bizneset e vegjël.

Kjo lëvizje do ti lejojë firmat financiare të japin më shumë kredi duke qënë se do të jenë të garantuara nga një program shtetëror i quajtur “Payroll Protection Program” që i përket institucionit “Adminsitrata e Vogël e Biznesit (në anglisht Small Business Administration), pjesë e fondit prej 2.2 bilionë dollarësh që presidenti Donald Trump ka nënshkruar muajin e kaluar për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset që janë goditur nga pandemia e koronavirusit.

Në një deklaratë për shtyp Fed shprehet se do ta lehtësojë kredidhënien për bizneset e vogla duke mundësuar garantimin e këtyre kredive përmes programit PPP (Payroll Protection Program). Fed shprehet se detajet shtesë do t’i paraqesë më vonë këtë javë.

Fed ka punuar për këtë program me departamentin e thesarit. Kreditë janë dizenjuar për të mbuluar shpenzimet e dy muajve të rrogave dhe kostove të tjera esenciale të biznesit, gjithashtu këto kredi mund të falen nëse biznesi i mban po të njëjtët punonjës në punë si përpara ardhjes së koronavirusit.

Kreditë nuk kërkojnë nga Fed dhe departamenti i thesarit që të marrin përsipër këtë risk financiar. Kjo pasi ato janë tashmë të siguruara nga nja agjenci qeveritare e quajtur Administrata e Biznesit të Vogël (Small Business Administration). Si rezultat financimi i kredive nga Fed do të jetë i ngjashëm me kreditë hipotekore që jepeshin përpara krizës financiare e ishin të garantuara nga qeveria duke mundësuar kështu lehtësimin e dhënies së këtyre kredive.

Fed gjer tani ka krijuar gjashtë programe të ndryshme ndihmese për qytetarët dhe bizneset amerikane që prej ardhjes së koronavirusit i cili çoi në një paralizë të aktivitetit komercial e që si pasojë ka sjellë efekte të rënda në tregjet financiare. Një prej programeve ndihmuese të Fed-it do të jetë emetimi i disa letrave me vlerë të cilat do të blihen nga investitorët e këto para do të jepen si kredi për bizneset e vegjël, për studentët, dhe kartat e kredive.

Znj. Romero Rainey (presidente e Komunitetit të Pavarur të Bankierëve Amerikanë (Independent Community Bankers of America)  shprehet se Fed-i gjithashtu duhet të ofrojë përkrahje për kreditë që bankat kanë dhënë në mënyrë që të nxitet akoma më së shumti programi i kredidhënies për bizneset e vogla.

Bankat në ShBA nën ligjin amerikan janë të detyruara ti mbajnë kreditë në pasqyrat e tyre financiare për 7 vite përpara se t’i shesin. Kjo mund t’a bëjë të vështirë për bankat e vogla me kapital e likuiditet të kufizuar të përballojnë kërkesën konsumatore.

Bankat e kanë pasur të vështirë në ShBA që ti mbajnë të realizuara pritshmëritë e mëdha të ardhura nga kërkesa e madhe konsumatore fill pas programit ndihmues të hedhur nga Fed-i. Ndërkohë Trump ka postuar në Twitter se ai do t’i kërkojë kongresit amerikan për më shumë para nëse këto ndihma nuk do të jenë të mjaftueshme. Që prej të hënës Administata e Biznesit të Vogël (Small Business Administration) ka proçesuar 124,000 kredi me një vlerë prej $ 36 miliardë përmes 2,300 institucioneve kredidhënëse të ndryshme.

Ky program do të jetë i ndryshëm nga një program tjetër që pritet të hidhet nga Fed, i cili do të jetë për të ndihmuar bizneset e mëdha (pra ato që nuk kualifikohen për programin e SBA-së) .

Qeveria e dyfishoi interesin e kredive në 1 % disa orë përpara nisjes së programit e kjo pasi bankat e vogla u ankuan se norma e ulët do t’i bënte këto kredi të ishin pa fitim për to.

Këto lloj programe financiare në ndihmë të amerikanëve do të jenë mjaft ndihmuese e për bankat e vogla.

“First Bank në Hamilton të New Jersey ka marrë më shumë se 500 kërkesa për kredi të garantuara nga SBA-ja”, shprehet drejtuesi ekzekutiv Patrick Ryan. Banka zakonisht proçeson rreth pesë kredi të llojit SBA në vit, por me anoncimin e Fed-it këtë të hënë “ne kemi marrë lajme shumë të mira pasi kështu do të kemi mundësi të realizojmë një numër më të madh shitjesh duke i dhënë vetes sonë mundësinë për të rritur kapacitetin e kredive tona, pra jo-SBA”, shton zoti Ryan

Disa në Sillicon Valley kanë paralajmëruar se startup-et mund t’iu mbyllet dera nga programet ndihmuese të Fed-it sepse rregullat e bëjnë të vështirë që për firmat me kapital të marrë nga investitorë të tjerë (pra siç ndodh në rastet e startup-eve) të kualifikohen si biznese të vegjël.

Pavarësisht rritjes së pjesëmarrjes në programin e dhënë nga Fed-i, proçesi i aplikimit nuk vajti pa probleme të hënën, shprehen disa zyrtarë të shoqatave bankare. Bankat ishin akoma në pritje të qartësimit të gjuhës teknike që do të përfshihej në kontratat e kredive që do iu jepeshin huamarrësve përpara disbursimit të fondeve. Gjithashtu, nga disa punonjës të bankave Wall Street Journal është informuar se sistemi E-Train i cili do të mundësonte proçesimin elektronik të kredive nuk funksionote në disa orare të ditës. SBA refuzoi të komentojë mbi këtë çështje.

Burimi: Wall Street Journal


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë