Ngjarje

Gjermania tejkalon Kinën: 92 mijë të infektuar

Gjermania ka kapërcyer sot Kinën për numrin e personave të prekur nga koronavirusi, edhe pse shkalla e vdekshmërisë në ekonominë më të madhe europiane është ndër më të ulëtat në botë.

Autoritetet kanë raportuar se numri total i të infektuarve ka arritur në rreth 92 mijë persona kurse numri i viktimave ka shkuar në 1275

Landi më i goditur nga pandemia është Bavaria, me rreth 20,000 raste. Ajo është vendosur në shtetrrethim dhe është i vetmi land ku banorët janë prej disa ditësh në izolimin total.

Ashtu si në Italia, edhe në Gjermani, punonjësit e shëndetësisë që ndodhen në vijën e parë të betejës, nuk i kanë shpëtuar epidemisë.

Gazeta Süddeutsche Zeitung raporton sot në Gjërmania më shumë se 2.300 të infektuar, përfshirë mjekë dhe infermierë, dhe se numri i tyre pritet të rritet.
 

Ndërkohë, edhe në Francë u regjistrua një numër rekord viktimash në një ditë të vetme, pasi 588 persona humbën jetën nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në mbi 6.500.

Universiteti John Hopkins, i cili po punon minut pas minuti rastet dhe të dhënat e reja të pandemisë, thotë se Spanja ka numrin më të madh të të infektuarve, duke e tejkaluar Italinë,

Në vend numërohen më shumë se 119 000 raste kurse numri i viktimave ka shkuar në rreth 11 200. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë në Spanjë në 24 orët e fundit u shënuan 932 viktima.

Pas Spanjës në renditje ndodhet Gjermania dhe më pas Britania e Madhe me 39 000 raste dhe 3600 viktima.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë