Sociale

Spanja tejkalon Italinë me mbi 110 mijë të infektuar

Spanja raportoi sot 117,710 të prekur nga koronavirusi, duke tejkaluar Italinë si vendi i dytë më i prekur nga virusi pas SHBA-ve. Numri i vdekjeve në Spanjë është gati 11,000, ndërkohë që spitalet po luftojnë me mbingarkesën dhe mungesën e pajisjeve mjekësore.

Vetëm 24 orët e fundit, në Spanjë kanë humbur jetën 932 persona, duke e afruar bilancin e viktimave me atë të Italisë. Zyrtarët spanjollë janë optimistë se Spanja është duke arritur pikun të infeksionit dhe së shpejti kurba e epidemisë do të ulet.

Ministria Spanjolle e Shëndetësisë gjithashtu raporton se 30.513 persona janë shëruar nga virusi dhe se 6.416 persona janë pranuar në njësitë e kujdesit intensiv që nga fillimi i pandemisë, por shkalla e infeksioneve të reja është ngadalësuar në mënyrë dramatike në krahasim me situatën e rëndë që po kalonte vendi në mes të marsit.

Sot, Asambleja e Përgjithshme e OKB ka aprovuar një rezolutë përmes së cilës kërkon "bashkëpunim ndërkombëtar" dhe "multilateralizëm" për të luftuar koronavirusin.

Edhe Gjermania e ka tejkaluar Kinën teksa deri tani ka 84.794 të prekur nga koronavirusi. Numri i vdekjeve në vend ka shkuar në 1.107 kurse të shëruarit janë 22.440.

Në Francë totali atyre që kanë rezultuar pozitiv është rritur në 59.929 teksa në vend viktimat janë 5.398 kurse numri i të shëruarve është rritur në 12.548. Në vend në 24 orët e fundit u regjistruan mbi 470 viktima kurse autoritetet janë shprehur se gjendja në kujdesin intensiv është e vështirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë