Në një komunikim nëpërmjet telefoni, Ministrja e Shëndetësisë u tha mjekëve në spitalin “Shefqet Ndroqi” se spitali do të pajiset me 5 respiratorë të rinj, ndërkohë që pritet të përcaktohet edhe pjesa tjetër.
“Në total kemi 54 respiratorë në dërgesën e parë dhe më pas do të kemi edhe 50 të tjerë e kështu me radhë, sipas porosive”, u shpreh Manastirliu.
Shefja e Shërbimit të Reaminacionit në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, Alma Cami është shprehur se ishte e nevojshme kjo procedurë dhe se mjekër dhe infermierët në këtë spital do të jenë sporti i Spitalit Infektiv.
“Ne jemi mbështetje sekondare për zgjidhjen e rasteve që do të vinë. Do të bëjmë më të mirën e mundshme”, u shpreh Cami nga spitali “Shefqet Ndroqi”.
Ministria deklaron se në spitalin “Shefqet Ndroqi”, po trajtohet një paciente e prekur nga COVID-19, e cila ashtu siç është deklaruar edhe ditë më parë ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Më herët Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik, bëri me dije se në Spitalin Infektiv momentalisht po trajtohen 81 pacientë të prekur, ndërsa pacientëve të shëruar i janë shtuar edhe 9 të tjerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




