Ekonomi

Europianët shohin shpresë në stabilizimin e Italisë nga koronavirusi

Ka shenja se më të keqes është duke i ardhur fundi në epiqëndrën e koronavirusit në Europë.

Në Itali vdekshmëria është duke rënë dhe norma e rritjes e rasteve të reja me koronavirus po vjen duke u moderuar. Ndonëse fatalitetet po vazhdojnë të shkojnë në rritje në Spanjë e Angli, virusi duket se po përhapet më ngadalë në Gjermani, Zvicër dhe Hollandë.

Progresi i Italisë në luftën kundrejt virusit që ka vrarë më shumë se 13,000 individë aty sugjeron se izolimi që ka mbajtur më të shumtën e Europës brenda shtëpive po funksionon. Gjithsesi ekspertët e mjekësisë dhe virologët janë të mendimit se izolimi dhe masat shtrënguese duhet të vazhdojnë akoma e për një kohë të gjatë.

“Por pyetja është se çfarë mund të bëjmë tani ?”, shprehet Mike Ryan drejtuesi i programit të emergjencës në OBSh.

Përgjigja që ai dhe ekspertë të tjerë të mjekësisë kanë është që gradualisht të nisi hapja e ekonomisë dhe izolimit, por njëkohësisht të vazhdojë kërkimi e kontrrollet e rrepta për rastet e reja me koronavirus. Nëse vendet e marrin me hap të shpejte ç’izolimin ka shumë mundësi që ato të riskohen nga një përhapje e covid-19 brenda popullatës së tyre e t’i çojnë dëm gjithë sakrificat e tyre.

Simptomat e virusit duan dy javë që të shfaqen kështu që izolimet dhe masat e tjera shtrënguese nevojiten për të mos lejuar transmetimin e mëtejshëm të tij.

Gjer tani vendet i kanë ndjekur këshillat e zbutjes me avash të disa prej masave shtrënguese të marra për të cilat në fillim u kritikuan se i morën me vonesë. Italia, Franca dhe Gjermania i kanë shtyrë afatet e karantinës gjer në Pashkë.

Sipas një studimi nga London School of Hygiene dhe Tropical Medicine karantina e ndërmarrë në Angli ka kontrbuar pozitivisht në reduktimin e përhapjes së koronavirusit. Sipas studimit mendohet se ndërveprimet e njerëzve brenda ditës të kenë rënë me 70% e ata që mund të kenë virusin tashmë po infektojnë 0.6 të tjerë nga 2.6 që ishte përpara masave izoluese.

“Është shumë inkurajuese të shihet ngadalësimi i përhapjes së virusit falë masave të rrepta të marra e distancimit social” shprehet Pinar Keskinocak prefesoreshë në Institutin e Teknologjisë në Georgia të ShBA-së (Georgia Institute of Technology)  e specializuar në modelimin e sëmundjeve infektive. “Por shtetet duhet të tregohen të kujdeshme me masat relaksuese që do ndërmarrin pas uljes së trendit të infektuarëve në ditë. E ky kujdes duhet të vazhdojë për sa kohë testimi në masë për popullsinë do të bëhet i mundur”, vazhdon ajo.

Pas një peridhe kaq shumë stresuese vëndet duhet që ta marrin në konsideratë lodhjen e madhe që ka përjetuar sistemi shëndetësor si dhe kompensimi i tepruar që mund të vij nga njerëzit pas një periudhe të gjatë izolimi.

“Është shumë e pritshme nga njerëzit që të kenë një dëshirë të zjarrtë për kontakt social pas gjithë kësaj periudhe vetmie ”, shprehet Simone Schnall profesoreshë psikologjie në Universitetin e Kembrixhit (Cambridge) në Angli.

Spanja dhe Italia   

Me testime jo-kosistente dhe vonesa në rritjet e normave të vdekshmërive, numrat jo gjithnjë paraqesin një pikturë komplete të trendit. Spanja përshëmbull ka përjetuar dy-ditëshin e saj më vdekjeprurës të pandemisë gjatë të martës dhe të mërkurës. Vdekjet në Itali gjatë 24-orëshit të kaluar ranë në 727.  

Në Angli të mërkurën u lajmërua një tjetër rritje në numrin e të vdekurve me 563 gjatë 24 orëve të kaluara. Por përhapja e virusit po ngadalësohet bazuar nga pranimet e rasteve të të infektuarëve me covid-19 nëpër spitale. Neil Ferguson një këshillues epidemiolog i qeverisë angleze në një intervistë radioje ka pohuar se ai e parashikon pikun e përhapjes së koronavirusit në Angli në dy ose katër javë.

Por të tëra këto duhen peshuar kundrejt impaktit që po i bëhet ekonomisë, sipas Richard Cookson, profesor i ekonomiksit të shëndetit ne univeristetin e York-ut. Humbja e të jetuarit të jetës gjithashtu ndikon negativisht në shëndetet e tyre

“Çdo ditë apo muaj që ekonomia qëndron në koma, ndërlikime të shëndetit nisin e shfaqen. Është një balancë e komplikuar, nuk është aq e thjeshtë sa paratë kundrejt numrit të jetëve”, shprehet Cookson.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë