Sociale

Viktima e 11 nga Covid-19 në Shqipëri, shtohen 11 të infektuar të rinj

Një pacient i moshës 79 vjeç, me iniciale B.H ka ndërruar jetë duke u bërë kështu viktima e 11. Albana Fico, drejtoresha e ISHP tha se ai ishte prej 18 ditësh i shtruar në Spitalin Infektiv, por edhe pse ishte përmirësuar ditët e fundit, i moshuari pësoi një infarkt kardiak. Po ashtu ekspertja deklaroi se janë shtuar 11 raste të reja në vendin tonë dhe numri total ka arritur në 223, ndërkohë që 4 pacientë janë shëruar.
“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar. Prej tyre 7 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët,” tha Fico
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, vijon:

  • Tiranë 124 raste
  • Durrës 14 raste
  • Lushnjë 4 raste
  • Elbasan 5 raste
  • Fier 23 raste
  • Kavajë 4 raste
  • Rrogozhinë 2 raste
  • Korçë 14 raste
  • Vlorë 5 raste
  • Shkodër 7 raste
  • Lezhë 5 raste
  • Berat 1 rast
  • Has 2 raste
  • Krujë 5 raste
  • Tropojë 4 raste
  • Pukë 3 raste
  • Mirditë 1 rast

Më tej Fico i’u drejtua qytetarëve për të treguar kujdes, të kontaktojnë numrat e vëna në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 0800 40 40 për informacion dhe 127 për çdo shqetësim shëndetësor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë