Sociale

Covid-19 po përshpejtohet, kreu i OBSH: Kujdes me eksperimentimin e ilaçeve

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) thotë se pandemia e koronavirusit është duke u “përshpejtuar”. Duke folur në një konferencë shtypi në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha: “U deshën 67 ditë nga rasti i parë i raportuar për të arritur në 100,000 raste, 11 ditë për 100,000 raste të tjera dhe vetëm katër ditë për 100,000 raste të treta”.
Ai tha se do t’u drejtohej krerëve të shteteve dhe qeverive të G20 këtë javë për t’u kërkuar atyre, që të punojnë së bashku për të rritur prodhimin e pajisjeve mbrojtëse. Kreu i OBSH-së vlervlerësoi energjinë e madhe që vihet në kërkime dhe zhvillim për të gjetur një vaksinë dhe ilaçet për të trajtuar COVID-19.
Por shtoi tha se “aktualisht nuk ka asnjë trajtim që është provuar të jetë efektiv kundër COVID-19”, dhe paralajmëroi se ishte kundër përdorimit të ilaçeve që nuk tregojnë se çfarë efekti kanë kundër sëmundjes.
“Përdorimi i ilaçeve të paprovuara pa provat e duhura mund të ngjall shpresë të rreme dhe madje të bëjë më shumë dëm sesa të mirë,” tha ai.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai u bën thirrje njerëzve që të mbrohen dhe të mos dalin nga shtëpitë, duke kërkuar edhe ruajtjen e distancave.

“U kërkoj njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe marrjen e masave të tjera për distancimin fizik, pasi janë një mënyrë e rëndësishme për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe për fitiin e kohës – por ato janë masa mbrojtëse. Ju nuk mund të fitoni një lojë futbolli vetëm duke mbrojtur. Duhet të sulmosh gjithashtu”, shprehet kreu i OBSH-së.
Më tej ai theksoi se “për të fituar këtë lojë, ne kemi nevojë për të sulmuar virusin me taktika agresive dhe të synuara – duke testuar çdo rast të dyshuar, duke izoluar dhe kujdesur për çdo rast të konfirmuar, dhe gjurmimin dhe karantinimin e çdo kontakti të ngushtë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë