Pulsimetri është bërë fjala më e kërkuar në motorët e kërkimit në kohën e koronavirusit. Është një instrument që mat sasinë e oksigjenit në gjak dhe mund të paralajmërojë kundër dispnesë, një ndër simptomat e formës më virulente të Covid-19. Dhe, siç raportojnë mjekët dhe profesionistët e shëndetit publik, ka një rritje të çmimit në platformat në internet, siç ka ndodhur edhe për xhelin dezinfektues apo maska.
Deri pak ditë më parë, pulsimetri, i quajtur edhe oksimetër, ishte një instrument i panjohur për shumicën e njerëzve. Pajisja vendoset në gisht (ose në disa raste në llapën e veshit). Shumë italianë nga shtëpia duan të porosisin pajisjen për të monitoruar nëse niveli i oksigjenit në gjak do të t’ju ulej nën kufijtë minimale të përcaktuara për grupmoshat apo patologjitë shoqëruese.
Fiziologjikisht, ngopja me oksigjen në gjak është midis 95 dhe 100%. Vlerat midis 90 dhe 95% tregojnë një gjendje të mungesës së pjesshme të oksigjenit, ndërsa ato nën 90% rezultojnë me patologji serioze./tgcom
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.