Sociale

U deportua nga Greqia me të tjerë, një 47-vjeçar dyshohet për koronavirus

Një rast i dyshuar për koronavirus në Kakavijë. Një 47-vjeçar shqiptar dyshohet për koronavirus, pasi kishte shfaqur shenjat e para klinike.

47-vjeçari u deportua bashkë me 32 shqiptarë të tjerë në atdhe mëngjesin e sotëm nga pala greke. Ata ishin prangosur në shtetin fqinj pasi kishin shkelur procedurat e qëndrimit.

Së bashku me 24 të deportuarit që janë sjellë në Shqipëri mbrëmjen e djeshme, të gjithë u janë nënshtruar analizave nga inspektorët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe të Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror të Gjirokastrës.

Mësohet se vetëm 47-vjeçari nga Shqipëria e Mesme ka shfaqur shenjat e para klinike të koronavirusit duke bërë që autoritetet shëndetësore të Gjirokastrës të marrin menjëherë masat për të. Të gjithë të deportuarit janë dërguar në karantinën në Durrës, ku edhe do t’u bëhen të gjitha analizat për të zbuluar nëse janë mbartës të virusit ose jo.

Numri i të prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, pas 13 rasteve të reja që u konfirmuan sot.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë