Ekonomitë rreth botës po nisin të krijojnë një ide më të qartë mbi dëmin që i pret nga koronavirusi këtë javë, teksa bankat qëndrore e qeveritë në botë po përpiqen për të luftuar rritjen e panikut në tregjet financiare.
Në ShBA një analizë nga Goldman Sachs tregoi se kërkesat javore për benefitet e papunësisë (pra lejen e punës apo ndryshe “unemployment benefits” që përdoret në terminologjinë amerikane) priten të kapin një rekord prej 2.5 milionë teksa bizneset mbyllen si pasojë e përpjekjeve për të përmbajtur koronavirusin.
Indekset e blerjes së menaxherëve (purchasing manager indexes, të cilët tregojnë gjëndjen e ekonomisë duke marrë në konsiderate papunësinë, shitjes, inventarët, çmimet etj ) në Europë, ShBA dhe Azi do të jenë shenjat e para e magnitudës së goditjes ekonomike në këto rajone gjithashtu eksportet e Koresë së Jugut do të shihen nga afër si një barometër i tregtisë botërore.
Më poshtë mund të gjeni një përmbledhje të atyre eventeve të reja që priten nga ekonomia botërore:
ShBA dhe Kanada
Pa takime të ardhshme të planifikuara nga Fed-i, gjithë sytë e analistëve ekonomikë janë nga indikatorët ekonomikë për të kuptuar sinjalet apo magnitudën e goditjes nga Covid-19 në ekonomi.
Raporti i të enjtes që del javës tjetër për kërkesat për papunësi të kësaj jave do të jetë i pari që do të tregojë shkallën e goditjes nga koronavirusi në tregun e punës në ShBA. Sipas disa përllogaritjeve mendohet që numri i individëve të papunë të kapi e vlera të larta sa 4 milionë, që është rreth 20 herë më shumë se niveli tipik i vitit të kaluar. Gjithashtu indeksi PMI i IHS Markit (IHS Markit PMI) do të na japë një ide se si këto mbylljet e bizneseve e kanë goditur industrinë e prodhimit dhe opinionin e amerikanëve mbi ekonominë e tyre.
Në Kanada ku rreth gjysëm milion njerëzish apo rreth 2.5% të forcës punëtore kanë aplikuar për asistencë papunësie të dhënat e konfidencës së konsumatorëve të hënën me shumë mundësi do të na japin një tjetër shenjë që vendi tashmë ka një farë kohe që ndodhet në reçesion të thellë.
Azia
Pas një jave të jashtëzakonshme të politikave fiskale e atyreve nga bankat qëndrore në Azi, gjërat priten të qetësohen një çik, e kjo së pakti prej listës së eventeve të paraqitura në kalendar. Eksportet e Koresë së Jugut në fillim të 20 ditëve të marsit do të ndiqen nga afër të hënën si një barometër i tregtisë botërore dhe Japonia pritet që të shfaqë raportin e saj të PMI-së ditën e ardhshme.
Banka Qëndrore e Tailandës do të zhvillojë një takim të mërkurën pas një reduktimi emergjent të normave të interesave.
Europa, Lindja e Mesme dhe Afrika
Ekonomia e eurozonës pritet të përjetojë prodhimin e brendshmëm të saj më të keqin në dy dekadat e saja të ekzistencës, sipas Bloomberg Economics, dhe survejimet këtë javë do të tregojnë një panoramë më të mirë të rënies ekonomike. Indikatorët e konfidencës së tregjeve financiarë (Confidence Gauges) dhe PMI-të e Gjermanisë, Francës, dhe eurozonës pritet të tregojnë raporte të llahtarshme.
Gjithashtu pritet të dalë PMI-ja e Anglisë. Ndërkohë do të ketë deklarata (apo takime mbi politikat e reja monetare) të bankave qëndore për shtypin në Hungari, Republikën çeke dhe Shqipërin (e cila pritet të organizohet në datë 25 mars e do të diskutohen e mbase vendosen politika të reja monetare). Ndërsa Turqia pritet të publikojë të dhënat e saj vjetore mbi turizmin, konfidencën e konsumatorëve dhe industrinë e prodhimit.
Banka Qëndore e Kenya-s me shumëm mundësi do të ulë normat e interesave të saj për të tretën herë rradhazi në takimin e të hënës. Ndërsa vlerësimi më i ulët i obligacioneve të emetuara nga banka qëndrore e Afrikës së Jugut nga agjensia e vlerësimeve Moody’s Investor Service në statusëin “junk” (pra me rrezikshmëri të lartë) mund t’a çvlerësojë akoma e më shumë valutën Afrikano-Jugore, “rand-in”.
Amerika Latine
Publikimet e raporteve të ndryshme këtë javë në Brazil treguan gjëndjen e eknomisë më të madhe në Amerikën Latine. Në 18 mars Banka Qëndrore e Brazilit uli normat e interesave në 3.75%. Raportet e inflacionit tremujor që priten të dalin mund të japin një shpjegim më të mirë të situatës ekonomike në Brazil.
Ndërsa Bankat Qëndrore të Kolumbisë dhe Guatemalas të dyja kanë planifikuar takime e mund të ulin normat e interesave për të parën herë që prej 2018-ës e 2017-ës, respektivisht.
Burimi: Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje