Shefja e Infektivit në QSUT, Najada Çomo u bën një tjetër apel qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, pasi vetëm në këtë mënyrë ulin rrezikun e përhapjes së koronavirusit. "Ju përshëndes nga shërbimi Infektivi i QSUT-së në cilësinë e shefit të shërbimit. Lufta është hapur, ne kemi shtrim të numrit të pacientëve te Infektivi, gjendja e të cilëve është e mesme, ndërsa tre janë në terapi intesive. Jemi një staf i mirë trajnuar që janë në skalionin e parë të betejës. Ju keni besim te ne dhe ne do të bëjmë maksimum, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për qëndrimin në shtëpi, pasi është një fitore e madhe për ne, pasi ul rrezikun e infeksionit, nuk është sakrificë e madhe të qëndrosh në shtëpi, por të përballesh me sëmundjen. Uroj që qytetarët të mos frekuentojnë ambiente publike, familje të sëmura apo qëndrime që rrezikojnë për të infektuar persona të tjerë" shprehet mjekja në këtë video të postuar nga kryeministri Rama.
Gjithashtu Çomo ka dhënë edhe një pasqyrë mbi gjendjen e të shtruarve te Spitali Infektiv që po trajtohen për sëmundjen e koronavirusit.
"Kemi shtrim të numri të pacineteve në shërbiminn infektiv. Sa i përket gjendjes së tyre, një pjesëe janë në gjendje të mesme, ndërsa tre prej tyre janë në repart terapie intensive që janë duke marrë ndihmën e duhur mjekësore". shprehet Çomo, duke theksuar se garantojnë qytetarët se janë trajnuar dhe mjaft të specializuar si staf.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.