Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin e dytë, për sa i përket mbylljes së institucioneve arsimore publike dhe jo publike, deri në datën 3 prill, si përforcim i masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
“Kemi vendosur mbylljen e institucioneve arsimore duke filluar nga kopshtet por edhe të çerdheve publike dhe jo publike deri në 3 prill,” është shprehur Ministrja

Më 9 mars kryeministri Edi Rama do të njoftonte – mes shumë masave të tjera – edhe mbylljen e shkollave, universiteteve, dëgjesave publike dhe aktiviteteve të tjera kulturore, sociale e sportive deri më datë 23 mars. Megjithëse sipoas Ramës, nga të gjitha statistikat e nxjerra deri më tani pjesa më pak e kërcënuar është e të rinjve, ai u shpreh se duhej kuptuar se të rinjtë, fëmijët, të cilët për shkak të faktit që duhet të shkojnë në shkollë, apo kopsht dhe mblidhen së bashku, mund ta transmetojnë virusin tek të tjerët, edhe pse tek ata vetë virusi nuk shfaqet kërcënues në rrezikshmëri për jetën.
Ndërkaq, këtë të enjte, autoritete të disa vendeve të BE-së deklaruan se evropianët do të duhet të përgatiten për t’i mbajtur fëmijët në shtëpi, pasi ekspertët parashikojnë se nëse përhapja e pandemisë vazhdon me këto ritme, shkollat nuk ka të ngjarë të hapen përpara verës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




