Duket si një nga ato videot me lajme të rreme, por nuk është kështu. Në këtë video shohim dhjetëra kamionë të ushtrisë italiane që transportojnë të vdekurit nga Covid-19 në qytete të tjera, sepse në Bergamo kishin mbetur pa u varrosur.
Kolona me automjete ushtarake që na kujtojnë gjithnjë e më shumë se sa absurde është situata që po përjetojmë. Arkivolët po shpërndahen në qytete të tjera të vendit, pasi në Bergamo prej kohësh nuk ka më vend.
Stonojnë disi, në një rrugë ku duket një dyqan instrumentesh muzikorë një restorant që bën sushin më të mirë në Bergamo apo një pastiçeri e famshme.
Kjo është rruga “Borgo Palazzo”, një zonat me pulsante të qytetit. Zakonisht, të shkosh atje për bergamaskët, është si të rigjesh shokun e shkollës fillore, i cili të bën të qeshësh aq sa nuk e mban dot gazin për orë të tëra.
Por sot jo. Nuk ndodh kështu. Kortezhi i përzishëm është përcjellë në heshtje nga vështrimet përtej dritareve e ballkoneve, ndërsa qyteti më i goditur në Itali nga koronavirusi numëron qindra viktima.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



