Ish zv/Ministri i Financave në kohën e qeverisjes demokratike Sherefedin Shehu shpreht kundër vendimit të qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë për hstyrjen me tre muaj të pagesave të kësteve të kredive të bzinesve dhe individëve pranë bankave dhe institucioneve financiare.

Po Bankat a nuk janë biznese, thotë Sherefedin Shehu, dhe a nuk ndikohen nga kolapsi i mundshëm ekonomik?
Shehu gjykon se duke qenë se paratë në banka janë të bizneseve dhe qytetarëve, nëse ato nuk kanë para për të depozituar apo paguar në banka edhe bankat falimentojnë.
Duke iu drejtuar kryeministrit Rama, ai thotë se “Më e shumta që mund të bëi ju Z. Rama, mund t’ju luteshit ose t’ju rekomandonit bankave të jenë tolerante në varësi të gjendjes së tyre financiare sepse as Guvernatori, as ju nuk keni të drejtë t’i urdhëroni që të mos arkëtojnë kreditë”. “Ju dhe Guvernatori merrni përgjegjësitë ligjore për të stimuluar biznesin dhe mos e shkarkoni barrën mbi të tjerët. Lutem mos u mburrni me urdhërat që jepni por me përgjegjësitë e përmbushura për t’i paraprirë të keqes: Këshillat mjeksore le t’i japin specialistët sepse kur i jepni ju nuk i beson njeri”, shprehet Shehu.
Ai gjykon se tani është momenti që të ristrukturohet buxheti për të përmbushur shqetësimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe organizmave të tjera financiare ndërkombëtare.
Po ashtu ai i kërkon qeverisë të mbrojë bizneset nga falimentimi me kredi afatshkurtër ose edhe me subvencione për të kaluar këtë situatë (nëse shkaku është vërtet ky!) dhe “për të mos falimentuar bankat”.
“Ndihmoni, monitoroni dhe garantoni funksionimin e rrjetit të prodhimit, shërbimeve dhe tregtisë se çmimet nuk kontrollohen me policë, por vetëm me balancimin e kërkesës me ofertën në treg. Financoni kostot shtesë të bizneseve për higjenizimin, ndryshimin e proceseve teknologjike, transportin e punonjësve e të tjera që të vazhdojnë punën dhe të mos bëhen qendra infektimi. Dezinfektoni rrugët, zyrat dhe ambientet e tjera dhe garantoni shërbimet publike”, shprehet ish Zv/Ministri i Financave.
Ai sugjeron gjithashtu edhe garantimin e një page mujore të arsyeshme për ata që nuk mund të punojnë në këtë situatë, si edhe “pagesë në kohë të pensioneve dhe ndihmës ekonomike.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




