Sociale

Ndërron jetë në Spitalin Infektiv pacienti 66-vjeçar, kishte komplikacione të rënda

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në Spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion.
66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.
Kjo e çon në dy numrin e viktimave nga koronavirusi, pas pacientes nga Durrësi.
Dje numri i të infektuarve me koronavirus arriti në 55, ndërkohë që një lajm i mirë erdhi pasdite nga mjekët në vijën e parë të detyrës. I infektuari i parë me koronavirus i shtruar tek Infektivi në Tiranë ka reaguar mirë ndaj kurës deri tani dhe mendohet se mund të jetë shëruar. Deri tani kemi 2 viktima dhe 53 te prekur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë