Mali i Zi i shtohet listës të të gjitha vendeve të tjera të Europës të cilat janë pa përjashtim të prekura nga koronavirusi. Kjo është bërë e ditur përmes llogarisë zyrtare në “Tëitter” të qeverisë malazeze. Aty shkruan se kryeministri malazez, Dushko Markoviç i ka konfirmuar dy rastet e para. Mali i Zi, deri më tani ka qenë shteti i vetëm në Europë dhe në Ballkanin Perëndimor pa raste të koronavirusit.

Mali i Zi edhe pse nuk kishte raste të konfirmuara të të prekurve nga Covid-19 mori masa ekstreme duke bllokuar menjeherë kufirin me me shtetet e tjera të Ballkanit, por edhe nga Italia, si dhe duke mos lejuar hyrjen në territorin e saj shtetas italianë dhe kinezë. Gjithashtu kufiri u mbyll edhe me Shqipërinë, duke bllokuar hyrje e daljet. Në shtetin fqinj verior jetojnë edhe një komunitet i konsiderueshëm shqiptarësh, në zonën e Tivarit dhe Ulqinit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




