BE po ndalon hyrjen “jo thelbësore” të të gjithë shtetasve të huaj, si një masë frenuese për përhapjen e pandemisë së koronavirusit të ri.
Vetëm banorët, anëtarët e familjes dhe personeli thelbësor, si punonjës të kujdesit shëndetësor dhe ekspertë mjekësorë, do të përjashtohen nga masat, të cilat do të vendosen fillimisht për 1 muaj.
Brukseli gjithashtu ka publikuar planet për të vendosur “korsi të gjelbra” në rrugët kryesore, për t’i dhënë përparësi transportit të mallrave mjekësorë, ushqimit dhe shërbimeve të urgjencës.
Duke njoftuar hapat radikalë, Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, tha që ato ishin të nevojshme për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19.
“Ne duhet të bëjmë më shumë për të ulur presionin e madh në sistemin tonë të kujdesit shëndetësor. Ne e dimë se gjithçka që zvogëlon ndërveprimin shoqëror gjithashtu zvogëlon përhapjen e virusit. Sa më pak udhëtime, aq më shumë mund të përmbajë virusin,” tha ajo, në një video-konferencë me drejtuesit e G7.
Njoftimi erdhi vetëm disa orë pasi Boris Johnson u kërkoi qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar të punojnë nga shtëpia, të mos shkojnë në bare dhe restorantet dhe të anulojnë planet e tyre të udhëtimit. Qeveria më parë kishte kundërshtuar vendosjen e kufizimeve të shumë vendeve anëtare të BE-së dhe tregoi se ai nuk ishte ende i përgatitur për të zbatuar masat.

Në njoftimin e presidentes thuhet gjithashtu se njerëzit që transportojnë mallra do të përjashtohen nga masat. Ndër të tjera Von der Leyen deklaroi se kufizimi mund të zgjatet sipas nevojës.
Brukseli u detyrua të veprojë pasi një rritje e shpejtë e rasteve të infeksionit në Evropë, shkaktoi një valë vendimesh të njëpasnjëshme nga të gjithë shtetet anëtare. Vendimi do të zbatohet për vendet e zonës Shengen, të cilat përfshijnë 22 vende anëtare të BE-së.
“Këto masa janë efektive vetëm kur ato koordinohen,” theksoi Von der Leyen.
Disa orë më parë, Franca njoftoi izolimin e vendit për 15 ditë, duke ndaluar të gjitha tubimet publike dhe kontaktin shoqëror, me qytetarët e nxitur të punonin nga shtëpia kudo që të ishte e mundur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




