Studiuesit amerikanë kanë bërë sot testimet e para të një vaksine eksperimentale për koronavirusin. E testuar mbi katër vullnetarëve të shëndetshëm, shkencëtarët në Institutin Kërkimor “Kaiser Permanente” filluan fazën e parë të një vaksine së mundshme të COVID-19, e cila mund t’i japë fund pandemisë.
Vaksina eksperimentale është zhvilluar në kohën rekord pasi virusi shpërtheu në mbarë Europën.
“Ne jemi gati për testimin,” tha udhëheqësja e studimit Lisa Jackson. “Të gjithë duan të bëjnë gjithçka që munden në këtë rast urgjence.”
“Associated Press” shkruan se një nga vullnetaret ishte menaxhere e një kompanie të vogël të teknologjisë.
“Të gjithë ndihemi kaq të pafuqishëm. Kjo është një mundësi e madhe për mua për të bërë diçka, “tha Jennifer Haller, 43 vjeç. Dy fëmijët e saj adoleshentë e saj mendojnë se është një gjë e mrekullueshme që ajo po merr pjesë në studim. Pas injektimit, ajo u largua nga dhoma e testimit me buzëqeshje të madhe: “Ndihem mirë”. Si pjesë e testimit, 45 vullnetarëve do t’u jepen nga dy doza, brenda një muaji.
Neal Browning, 46 vjeç, nga Uashingtoni, është një inxhinier i rrjetit Microsoft i cili thotë se vajzat e tij janë krenarë që i janë bashkuar në këtë nismë.
Testi historik i së hënës shënon vetëm fillimin e një seri studimesh të nevojshme për të vërtetuar nëse vaksina është e sigurt dhe mund të funksionojnë. “Edhe nëse studimi shkon mirë, vaksina nuk do të ishte në dispozicion për përdorim të gjerë për 12 deri në 18 muaj, tha Anthony Fauci nga Instituti Amerikan i Shëndetit.
Në një konferencë për shtyp, Presidenti Donald Trump vlerësoi faktin se sa shpejt kishin përparuar studimet. Fauci vuri në dukje se kanë kaluar 65 ditë nga kur shkencëtarët kinezë ndanë sekuencën gjenetike të virusit. Ai tha se besonte se ky ishte një rekord.
Nuk ka asnjë mundësi që pjesëmarrësit të infektohen me COVID-19, sepse vaksina nuk përmban vetë koronavirusin. Por kjo nuk është e vetmja vaksinë e mundshme kundër koronaavirusit. Dhjetëra grupe kërkimore në të gjithë botën po garojnë për të krijuar një vaksinë kundër COVID-19.
COVID-19 ka pësuar një sërë ndryshimesh gjenetike pas përhapjes përtej Kinës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



