Ekonomi

Ekonomia e Kinës, goditje më të madhe se kriza globale financiare

Prodhimi i fabrikave në Kinë ka rënë me një ritëm më të shpejtë të parë në tre dekada

Kina ka pësuar dëme më të thella ekonomike nga pandemia e koronavirusit sesa ishte parashikuar. Këtë e shfaqin shifrat e publikuara nga Byroja Kombëtare e Statistikave (NBS) të hënën. Ato tregojnë se prodhimi brenda vendit ra me ritmin më të shpejtë të parë ndonjëherë në këto tre dekada.

Analistët financiarë shprehen se ndikimi i pandemisë në sferën ekonomike mund të ketë ulur gjysmën e rritjes së ekonomisë së Kinës gjatë tremujorit të parë.

Prodhimi industrial ra në 13.5% në janar-shkurt, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, për të cilin ekonomisti i ING Iris Pang u shpreh se ishte tkurrja e parë që nga janari 1990, kur prodhimi industrial u tkurr 21.1%.

Nga viti në vit, investimet e aseteve fikse ranë 24.5%, investimet e sektorit privat ranë 26.4% dhe shitjet me pakicë u tkurrën 20.5%.

“Duke gjykuar nga të dhënat, tronditja për aktivitetin ekonomik të Kinës nga epidemia e koronavirusit është më e madhe se kriza globale financiare,” i tha Reuters Zhang Yi, kryekonomisti në Zhonghai Shengrong Capital Management.

“Këto të dhëna sugjerojnë se një tkurrje e vogël në ekonomi për tremujorin e parë është një ngjarje me probabilitet të lartë. Politikat qeveritare do të duhet të përqendrohen në parandalimin e falimentimeve në shkallë të gjerë dhe papunësinë. “

Shifrat erdhën ndërsa vdekjet globale dhe infektimet nga koronavirusi tejkaluan ato brenda Kinës për herë të parë.

Të hënën qeveria injektoi 14.3 miliardë dollarë në sistemin financiar për të përballuar kreditë afatmesme një vjeçare. Banka Qendrore gjithashtu tha se po zvogëlonte shumën e parave që një bankë duhet të mbajë në rezervë.

Shkalla e papunësisë në Kinë u rrit në 6.2% në shkurt, krahasuar me 5.2% në dhjetor dhe më e larta që nga botimi i regjistrave zyrtarë.

Shifrat e papunësisë në Hong Kong ishin gjithashtu më të lartat në tre vjet me 3.4%, dhe parashikohet të përkeqësohen, tha sekretari financiar Paul Chan. Në ndërtim papunëisa u rrit në 5.7%, dhe 5.2% në turizëm.

Shifrat e reja në numrat e turizmit në shkurt zbuluan gjithashtu se Hong Kong u regjistrua i njëjti numër vizitorësh në një muaj që zakonisht regjistrohej në një ditë vitin e kaluar.

Shifrat e janarit ishin të ulta, me një rënie prej 52.7% nga viti 2019.

Nga fillimi i shkurtit, Hong Kong zbatoi masa të rrepta për t’iu përgjigjur shpërthimit të epidemisë, përfshirë mbylljen e shumicës së kufijve me Kinën kontinentale, banorët e së cilës zakonisht përbëjnë rreth 80% të vizitorëve.

Pothuajse 50 vende të botës kanë nxjerrë urdhra për kufiizme të lëvizjes me Kinën që nga fillimi i shpërthimit, dhe më shumë se gjysma përfshijnë Hong Kong.

Eksperti i sëmundjeve infektive me bazë në Shanghai, Zhang Ëenhong, tha se Kina tanimë kishte kaluar pjesën më të errët të krizës, por ai nuk mendonte se epidemia do të përfundonte deri në verë.

Ndërsa numri i rasteve jashtë Kinës kapërcen ato brenda saj, druhet për një valë të dytë të sjellë prej vizitorëve nga perëndimi.

Të Dielën vonë, Pekini njoftoi se kushdo që mbërrin në qytet me një fluturim ndërkombëtar do të dërgohej në një strukturë karantine dhe do të kërkonte të mbulonte vetë kostot. Më parë, kjo kategori vetëizolohej në shtëpi.

Hong Kongu, gjithashtu i trembur nga rastet e reja të importuara, shtoi në kufizime lëvizjeje SHBA-në, Britaninë dhe Irlandën në listën e saj të alarmit të kuq të dielën, që iu bashkangjitën Koresë, rajonit Hokkaido të Japonisë, vendeve europiane të Shengenit, Egjiptin dhe Iranin.

Nga mesnata e 19 marsit, autoritetet e Hong Kongut do të lëshojnë urdhra të detyrueshëm të karantinës në shtëpi për çdo mbërritje që ka qenë nga Irlanda, Britania e Madhe, SHBA ose Egjipt në 14 ditët e kaluara.

Në dy javët e kaluara, 26 nga 46 rastet e reja në Hong Kong u konfirmuan se “importohen”./TheGuardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë