Në një mesazh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se 2268 mjekë, infermierë, farmacistë, ekspertë të shëndetit publik, studentë të Mjekësisë, i janë përgjigjur thirrjes për të marrë pjesë në shërbimin mjekësor për të luftuar COVID-19.
Manastrliu bëri me dije se është caktuar doktor Krenar Lilën, mjek reanimator në QSUT, për shërbimin e punës se reanimacionit, në të gjithë strukturat spitalore shëndetësore që do të tjrajtojnë personat e prekur nga koronavirusi i ri. Gjithashtu Ministrja shtoi se doktori Arben Gjata është caktuar si koordinator për organizimin dhe administrimin e burimeve njerëzore në shkallë vendi, jo vetëm për organizimin, por edhe për të kryer trajnimin e vullnetarëve që i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë.
Në komunikimin e saj Ministrja bëri thirrje për të gjithë qytetarët që të tregojnë çdo informacion për sa i përket COVID-19, të tregojnë për çdo kontakt që kanë pasur, duke ia lehtësuar punën stafeve mjekësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.