Ekonomi

Bursa nis me rënie, parashikimet për rritjen e ekonomisë globale pesimiste

Pasi Rezerva Federale uli normën e bazë të interesit afër zeros, aksionet globale ranë. Një shenjë thelbësore që investitorët të mbesin të shqetësuar se koronavirusi i ri do të nxisë një recesion edhe me uljen e kostove të huamarrjes.

Dow Jones dhe S&P 500 secili ranë gati 5% të hënën. Kufijtë e negocimit detyrojnë kontratat e së ardhmes të humbasin më shumë se rreth 5% në tregtinë jashtë orarit (pasi bursat janë mbyllur).

Obligacionet dhjetë-vjeçare të thesarit amerikan janë luhatur, duke rënë në 0.640% nga 0.946% në mbylljen e të Premtes, përpara negocimit 0.765%. Obligacionet bien ndërsa çmimet rriten.

Edhe të dhënat nga Kina që tregojnë shkallën e ngadalësimit të shkaktuar nga virusi që kaploi vendin gjithashtu ushqyen shitjen e aksioneve rajonale me çmim të ulët. Në Australi, ekonomia e së cilës varet shumë nga kërkesa kineze, krahasimi S&P / ASX 200 ra në një rekord 9.7%, duke e përfunduar ditën me gati 30% më poshtë krahasuar me mbylljen më të lartë të tij më pak se një muaj më parë.

Stoku European 600 Pan kontinental ra me 4.7% në çelje të burasve. Indekset në Hong Kong, Shanghai, Korenë e Jugut dhe Japoni të gjitha u mbyllen me rënie, midis 2.5% dhe 3.5%.

“Investitorët po e tresin keqësimin e situatës në kohë reale në të gjithë botën,” tha Rick Lacaille, shefi i investimeve në State Street Global Advisors. “Nuk parashikohet dot se sa do të zgjasë kjo situatë. “

Goldman Sachs publikoi një parashikim për një rënie prej 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të SHBA-ve në tremujorin e dytë, i cili po peshon në ndjenjën e tregut, tha ai.

Shkurtimi i dytë i normës së emergjencës nga Fed gjatë këtij muaji nuk u prit mirë, në momentin  që investitorët perceptuan një “shenjë dëshpërimi”, tha Terence Wong, shefi ekzekutiv i Azure Capital, një firmë e menaxhimit të fondeve me bazë në Singapor.

“Në thelb po përdoren të gjitha “armët” brenda një periudhe tre-javore. Dhe nuk ngelet gjë tjetër. Ata nuk mund të përdorin më stimujt monetar si pjesë e arsenalit të tyre” tha Wong.

Përveç zvogëlimit të kostove të huamarrjes, Fed tha se do të blinte 700 miliardë dollarë tituj të thesarit dhe garanci hipotekore, të shkurtojë normën e ngarkuar për bankat për kredi afatshkurtra të urgjencës dhe të aktivizojë linjat e shkëmbimit (swap) me pesë banka të tjera qendrore.

Fed ndërmori disa hapa javën e kaluar për të qetësuar tregun e Thesarit, i cili është tregu i bonove aktiv më likuid në botë. Lëvizjet e jashtëzakonshme në rendimentet e Thesarit dhe të tjerat e sigurta kanë shtuar ankthin e investitorëve kohët e fundit.

Reagimi në tregjet e SHBA-ve- tregoi se investitorët tashmë po prisnin Fed dhe po prisnin që qeveria federale të vepronte me masa më të mëdha stimuluese, tha Joseph Brusuelas, kryeekonomist në RSM, SHBA.

“Derisa ata nuk sinjalizojnë se e kuptojnë se çfarë po ndodh, tregjet do të vazhdojnë të jenë subjekt i paqëndrueshmërisë së konsiderueshme,” tha ai.

Kryetari i Fed, Jerome Powell u tha gazetarëve se rënia e çmimeve të naftës ishte një faktor në vendimin e Fed. Naftës Brent, vlerësuesi botëror i çmimeve të naftës së papërpunuar, ra 4,6% në 32.27 dollarë për fuçi.

Në Azi, të dhënat ekonomike për Janarin dhe Shkurtin treguan se shitjet kineze me pakicë, investimet në asete fikse dhe prodhimi industrial të gjitha ranë ndjeshëm, dhe më shumë sesa prisnin ekonomistët. Prodhimi industrial ishte 13.5% më i ulët se një vit më parë.

Jim Mçafferty, kreu i përbashkët i studimit të kapitalit Azi-Paqësor në Nomura në Hong Kong, tha se shifrat treguan kostot ekonomike të një strategjie efektive të kontrollit të virusit.

“Po dërgon një sinjal frikësues drejt ekonomive të tjera. Ne do të shohim një ndikim të ngjashëm në numrat global të PBB-së” tha ai, pasi kontrolli i infeksionit merr përparësi mbi objektivat e rritjes ekonomike. Nga ana tjetër, tha ai, fitimet e korporatave dhe vlerësimet e rritjes do të fillojnë të bien.

Nikkei 225 i Japonisë shënoi hapjen e bursave 2.5% më ulët të hënën, edhe pasi Banka e Japonisë mori masa për të zbutur ndikimin e koronavirusit të ri, duke përfshirë dyfishimin e blerjeve të fondeve të kapitalit të tregtuar, dhe tha se nuk do të hezitonte të ndërmarrë më shumë veprime nëse është e nevojshme.

Kryeministri japonez Shinzo Abe tha se Grupi i Shtatë liderëve do të zhvillonte një videokonferencë të jashtëzakonshme në 10 të mëngjesit EST për të koordinuar përgjigjen e tyre ndaj shpërthimit të koronavirusit.

Çmimi i Arit u rrit përkrah çmimeve të obligacioneve, me investitorët që favorizonin asetet që priren të mbajnë vlerën e tyre gjatë kohës së trazirave të tregut dhe të ekonomisë. Ari u rrit me 1.2% në 1.533.80 dollarë për një Troy Ounce, duke qenë e krahasueshme me rënien e disa javëve të fundit. Normat më të ulëta e bëjnë metalin më tërheqës për investitorët që kërkojnë rendiment.

Indeksi i Dollarit WSJ, i cili gjurmon dollarin ndaj një shporte prej 16 të tjerash, ra me 0.2%./WSJ/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë