Ngjarje

Kosova shpall gjendjen emergjencës nga Covid-19

Kryeministri Albin Kurti, ka aprovuar sot kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë  për shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik në Kosovë.

Përmes një vendimi Kurti ka njoftuar se të gjitha insitutcionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të veprojnë sipas planit kombëtar për menaxhimin e emergjencës së shëndetit publik.

Vendimi ka ardhur pas konfirmimit të edhe katër rasteve të reja me koronavirus në Kosovë. Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka kërkuar nga kryeministri i vendit Albin Kurti, shpalljen e gjendjes emergjente.

Numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në nëntë. Deri më tani COVID-19 është shfaqur në Viti, Klinë dhe Malishevë.

Autoritetet në Kosovë kanë testuar sot edhe 70 personave të tjerë që kanë pasur kontakte me 5 të infektuarit e parë.

Të premten u raportuan rastet e para në Klinë dhe Viti. Më pas të shtunën në mbrëmje dolën edhe rastet e reja në Komunën e Malishevës. Të tria këto qytete janë vendosur sot në karantininë.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë pandemisë së që është përhapur në shumicën e vendeve të botës.

Pas rasteve te reja, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija, i ka kërkuar Qeverisë që të shpallë gjendje të emergjencës për shëndetin publik.

’Para pak minutash bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste reja pozitive me virusin SARS-CoV-’’, ka shkruar ai në Facebook.

 ‘’Të dashur qytetarë ju ftojmë të bashkëpunojmë në menaxhimin e kësaj situate. Kjo duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe duke qëndruar në shtëpitë tuaja, që të kujdesemi për shëndetit njëri-tjetrit. Reduktoni daljet veç në raste emergjente.’’, shtoi Vitija. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë