Policia ka njoftuar se do të mbyllet pika e kalimit kufitar të Kapshticës, Kakavijës dhe Qafë-Botës.
“Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët se pikat e kalimit kufitar me Greqinë, konkretisht Kakavija, Qafë Bota dhe Kapshtica për arsye të parandalimit të COVID-19”, thuhet në njoftim.
Policia thotë se duke filluar prej orës 13.00, nuk do të lejohet të hyjnë për në Greqi asnjë shtetas, përveç shtetasve grekë dhe atyre që kane leje qëndrimi të përhershme në Greqi. Në pikat e kalimit me Greqinë do lejohen vetëm kamionët.
Gjithashtu Policia Kufitare bën me dije se edhe pikat e kalimit me Maqedoninë e Veriut, Bllata dhe Tushemishti si dhe aeroporti i Ohrit janë mbyllur deri në një njoftim të dytë, ku nuk lejohet qarkullimi i mjeteve të vogla, autobusëve dhe udhëtarëve, ndërsa Qafë Thana vijon lëvizja normalisht.
Policia Kufitare thotë se kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anulojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave, të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




