Sociale

Darkoi me brazilianë të infektuar me koronavirus, Donald Trump kryen testin

Presidenti Donald Trump njoftoi se ka kryer testin ndaj koronavirusit dhe pret marrjen e përgjigjes. Ai tha se as vetë nuk e dinte se kur mund të dalin rezultatet e tyre.

Trump i bëri këto komente gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, kur njoftoi të dhënat e fundit mbi situatën e krijuar në vend si pasojë e përhapjes së pandemisë së koronavirusit dhe masat e marra prej administratës së tij pas shpalljes së gjendjes së emergjencës kombëtare.

Zëri i Amerikës thotë se të premten u zbulua se katër anëtarë të një delegacioni brazilian që darkuan në Mar a Lago me Presidentin Trump para një jave kanë rezultuar që të gjithë pozitivë me koronavirus.

Një mjek i stafit të Presidentit qetësoi amerikanë, duke deklaruar se rreziku që Trump të jetë infektuar është mjaft i ulët, pasi ai ka patur ndërveprime të kufizuara me zyrtarët brazilianë në fjalë. Ai tha gjithashtu se nuk është e nevojshme që Trump të futet në karantinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë