Ngjarje

Mbyllen lokalet e restorantet deri më 3 prill në të gjithë Shqipërinë

Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhrin për të pezulluar deri më 3 prill të gjitha lokalet, baret, restorantet dhe Fast-Food-et. Kjo vetëm për Tiranën dhe Durrësin, por në të gjithë Shqipërinë. Zgjerimi i hartës së të prekurve nga koronavirusi ka detyruar qeverinë të marrë vendim për të zgjeruar masat parandaluese.
Në urdhrin e firmosur nga ana e ministres Ogerta Manastirliu bëhet e ditur se ky afat është vendosur deri më 3 prill. Gjithashtu në pikën dy të këtij vendimi sanksikonohet se do të lejohet shërbimi vetëm në banesë, për shpërndarje, i cili duhet të kryhet duke respektuar rregullat higjienike të miratuara. ” Përdorimi i shërbimeve të bareve dhe restoranteve në strukturën akomoduese vetëm për qytetarët e akomoduar në strukturën përkatëse vetëm për qytetarët e akomoduar në strukturën akomoduese, deri në datën 3 prill. Strukturat akomoduese ndalohen të ofrojnë shërbim bar dhe restorant për qytetarët që nuk janë klientë të strukturës akomoduese, deri në datën 3 prill 2020″, thuhet në pikën 3 dhe 4 të këtij vendimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë