Ngjarje

Itali, mbërrin ekipi i mjekëve nga Kina, shpresa për luftën kundër koronavirusit

Një ekip prej 9 mjekësh të specializuar nga Kina mbërritën të enjten në darkë në Itali. Gjashtë burra dhe tre gra janë ekipi i specializuar që menaxhuan situatën e Koronavirusit në Kinë erdhën falë bashkëpunimit të vendosur ndërmjet Kryqit të Kuq të shteteve. Nëntë ekspertët, gjashtë burra dhe tre gra të udhëhequra nga Zëvendës Presidenti i Kryqit të Kuq Kinez, Yang Huichuan, dhe një profesor i rëndësishëm reaminator kardiopulmonare, Liang Zongan, si dhe reaminator, pediatër, infermierë dhe stafi që menaxhuan urgjencën e Coronavirus në Kinë.


Së bashku ekipi mjekësor, Kina ka dërguar 31 ton materiale shëndetësore ndihmëse, ku përfshihen 9 paleta me ventilatorë, materiale respiratore, elektorkardiogramë, dhjetër e mijëra maska.
Italia është shteti më i goditur në Europë nga koronavirusi dhe shpreson që ekipi mjekësor i ardhur nga Kina, me eksperiencën e marrë nga shpërtimi i pandemisë në Ëuhan të ndihmojnë në përballimin e situatës.

Shifrat në Italia flasin se ka arritur në 1016 numri i viktimave të prekur nga koronavirus, ndërsa numri i të infektuarve që nga nisja e përhapjes së pandemisë e deri më sot është 15 113, 6650 po kurohen në struktura spitalore e 5036 në kushte shtëpie. Numri i personave të shëruar është 1258. Statistikat e sotme konfirmojnë përsëri rajonin e Lombardisë si më të prekurin nga pandemia me 8725 të infektuar e 744 viktima. Deri më sot në Itali janë kryer 86 011 tampone.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë