Mikeal Arteta, trajneri i Arsenalit ka rezultuar pozitiv nga koronavirusi. Klubi i futbollit të Arsenalit bën të ditur në një njoftimin zyrtar se Topçinjtë kanë mbyllur terrenin e tyre të stërvitjes dhe stafi i klubit që kishin kontakt së fundmi me Arteta tani do të izolohen.
Klubi parashikon që një “numër i konsiderueshëm njerëzish”, përfshirë stafin e ekipit të parë dhe trajnerët të izolohen. Arteta, sipas drejtorit të ekzekutiv të klubit, Vinai Venkatesham është i zhgënjyer pas mësimit të këtij lajmi të nxjerrë nga pas testimit të kryer, por është në një gjendje të mirë shpirtërore.
BBC bën të ditur se Topçinjtë , sicc njihet ndryshe ekipi i Arsenalit, kanë mbyllur fushën e tyre të stërvitjes dhe stafi i klubit që kishte kontakt së fundmi me Artetën tani do të izolohen.
Premier League është i vetmi kampionat që nuk është mbyllur deri më tani, si në Itali, në Spanjë. Arsenali parashikon të luajë të shtunën me Brighton. Federata Angleze e Futbollit ka deklaruar se do të vijojë kampionatin, pavarësisht shpërthimit të koronavirusit.
Edhe mbrojtësi i Manchester City, Benjamin Mendy, është vetizoluar për shkak të marrjes së masave parandaluese, pasi një pjesëtar i familjes është shtruar në spital pas simptomave me koronavirus. Mediat britanike theksojnë se edhe lojtarët e Leicester City janë vetizoluar pas shfaqjes së sintomave të koronavirusit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




