Ish-lojtari i kombëtares shqiptare, tashmë drejtori sportiv i ekipit të Lacios, Igli Tare ka dhënë një videomesazh për të marrë masat kundër koronavirusit, duke qëndruar në shtëpi. Videomesazhi është publikuar në faqen e kryeministrit Edi Rama.
“Përshendetje nga Roma, e para ndjehuni mirë sepse në Shqipëri po bëhen në kohë masat, ato që në Itali u bënë me vonesë. Ne jemi mbyllur në shtëpi dhe ju lutem bëjeni edhe ju. Kjo është një luftë që fitohet me mbrojtje dhe jo me sulm”, shprehet Tare në këtë videomesazh. Ndërsa apelin për t’u ruajtur e mbyll njësoj si me atë kryeministrit: Ju përqafoj dhe mos harroni mbani një metër distancë nga njëri me tjetrin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



