Ngjarje

Ambasada e SHBA anulon aplikimet për viza joemigruese deri më 3 prill

Ambasada amerikane ka bllokuar procesin e aplikimit të vizave për qytetarët shqiptarë dhe kjo faktin i masave të marra nga ana e qeverisë së SHBA, e cila me një urdhër të presidentit Trump ka bllokuar të gjitha fluturimet me Europën. Por ambasada nga ana e saj e lidh këtë pezullim si në mbështetje të përpjekjeve të qeverisë së Shqipërisë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19 duke kufizuar grumbullimet publike dhe praktikimin e largësisë midis personave.

“Ambasada e SHBA ka anuluar të gjitha intervistat e paracaktuara për Viza Jo-Emigruese deri më 3 prill, 2020. Gjatë kësaj kohe, Ambasada do të procesojë vetëm takimet urgjente për Viza Jo-Emigruese. Procesimi i Vizave Imigruese dhe shërbimet për qytetarët amerikanë do të vazhdojnë pa ndërprerje. Në përputhje me përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të zvogëluar përhapjen e COVID-19, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka vendosur të shtyjë ose anulojë të gjitha aktivitetet dhe mbledhjet e ardhshme publike deri në 3 prill 2020”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157145234600838

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë