Ngjarje

Irritohet mjekja: Marrim 1300 euro, futbollistët 1 milion euro. Tani t’ju shërojë Ronaldo

“Koronavirus” ka futur në karantinë krejt Italinë. Që nga dita e djeshme është shpallur emergjenca e pandemisë globale, sepse janë prekur shumica e vendeve të Europës dhe më gjerë. Virusi i padukshëm dhe tejet i rrezikshëm ka gjunjëzuar edhe futbollin. Janë pezulluar ndeshje kampionati dhe “Europa League”, me futbollistët e parë që kanë rezultuar pozitiv. Zona më e nxehtë në kontinentin tonë, prej nga mendohet se ka ardhur infeksioni edhe në Shqipëri, mbetet Italia.

Në këtë situatë heronjtë e ditës janë mjekët, infermierët dhe gjithë personeli që punon nëpër spitalet e mbushura plotë. Pikërisht për mënyrën se si janë trajtuar bluzat e bardha deri më tani në Itali, në rrjet ka plasur një debat dhe revoltë. Një fizioterapiste, me master në shkencat mjekësore nga Milano, ka shpërthyer përmes faqes së saj në FB, duke kërkuar vëmendje e vlerësim ndaj bluzave të bardha në Itali, sepse në ditë të vështirë si këto, ata janë në ballë të së keqes, të vështirësive. Ajo  bërë një paralelizëm tejet domethënës mes rrogës së mjekëve dhe futbollistëve, që paguhen me miliona euro.

“Ju jepni një milion euro në muaj futbollistëve dhe 1300 euro mjekëve e studiuesve shkencorë. Tani le të kujdeset Ronaldo për ty!”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë