Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur disa diplomat të rinj të shteteve të ndryshme që kanë paraqitur letrat kredenciale. Ndërmjet tyre ka qenë edhe ambasadorin e Shqipërisë në Ankara, Kastriot Robo.
Robo takoi Erdoganin në Kompleksin Presidencial ku edhe i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit shqiptar. Pasi Robo prezantoi familjen dhe disa pjesëtarë të ambasadës me presidentin Erdogan, më pas kaluan në kryerjen e fotos familjare

Ndërkohë, pasi kur ai zgjati kredencialet dhe dorën për t’u përshëndetur, presidenti Erdogan refuzoi duke i thënë “Korona” derisa e përshëndeti duke e vendosur dorën në gjoks, si një shenjë përshendetje e falënderimi. Video e takimit është publikuar nga agjencia e lajmeve turke Anadoly Agency.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



